Zjarr në anën greke të kufirit pranë Piramidës 17, forcat shqiptare në gatishmëri

Një zjarr ka shpërthyer në anën greke të kufirit Shqipëri – Greqi, pranë Piramidës 17 në Kolonjë. Gazetarja e SYRI TV, Sidorela Xhomaqi, njofton se zjarri është i permasave të mëdha pasi në atë zonë pylli është i përzier me bredha dhe lisa dhe flakët po favorizohen edhe nga era.

Deri tani zjarri është në zonën greke dhe po fiket me helikopterë nga forcat greke, ndërkohë forcat zjarrfikëse shqiptare janë dërguar për të qenë në gatishmëri në rast se flakët do të kalojnë në anën tonë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej