Zyrtari i Bashkisë së Vaut të Dejës denoncon Shefin e Komisariatit: Merr 4 mijë euro për parcela me kanabis, më kërcënoi me jetë

Zyrtari i Bashkisë se Vaut të Dejës, Mark Zhuri, i cili aktualisht mban detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë së Vaut të Dejës, ka denoncuar në prokurori shefin e komisariatit të kësaj zone, Bardhyl Saliu.

Ai thotë se falë Saliut, zona është mbushur me Kanabis dhe pavarësisht disa denoncimeve të njëpasnjëshme, sipas tij asgjë nuk është bërë për të vënë para drejtësisë Saliun.

Sipas tij, Bardhyl Saliu ka favorizuar kultivuesit e drogës duke mbjellë të gjithë zonën e Temalit me kanabis. Zhuri tregon edhe çmimet qe variojnë nga 2500-3000 euro për parcele që sipas tij, shefi i policisë u ka kërkuar banorëve. Madje, ai akuzon se drejtuesi i policisë ka djegur qëllimisht mbi 200 hektarë pyje këtë vit në këtë njësi administrative.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej